Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka mbajtur tubim në Bogovinë, raporton TV21.
I shoqëruar nga disa ministra, temë kryesore e këtij tubimi ka qenë ruajtja e mjedisit jetësor.
Ahmeti porositi se shekulli i ri është i gjeneratave të reja, pasi siç tha, duhet të rritet cilësia në arsim, shëndetësi dhe ekologji.
“Shekulli i ri, është i ri nga ne dhe sidomos nga ju gjenerata e reja pret cilësi. Nga gjeneratat e reja pret cilësi në arsim, ne shëndetësi, në infrastrukturë, në mënyrën e jetesës. Se si ta jetojmë jetën më mirë. Është shumë e vërtet se ky është shekull i ri, sepse kanë ndryshuar shumë gjëra, perfshire edhe klimen. Unë jam përkushtuar që të kujdesemi për jetë më të shëndetshme. Për dikë është pak me rëndësi jeta e shëndetshme, por ne jemi deshmitarë të shfaqjes se sa e sa sëmundjeve që akoma shkenca nuk ua gjen diagnozën dhe pikërisht këto semundje akoma të padignostikuar e kane origjinën tek menyra se si e jetojmë ne sot jetën, se si sillemi ne me ambientin ku jetojmë dhe nuk duhet të amnistojmë asnjë veprim ndaj rrethit dhe ambientit ku jetojmë”, tha Ahmeti.