Ahmeti shpërthen: “Kjo s’është marrëveshje, por kapitullim kombëtar!”

Picture of INA
INA

23/06/2025

Mos me besu, por po ndodh! VLEN po e quan këtë “fitore” për përfaqësimin e drejtë – në të vërtetë është një LIGJ KAPITULLIMI për shqiptarët! Pas 20 vitesh pritje, nuk sollën ligj për përfaqësim të barabartë ashtu sic deklarojne, por përulje para Karakamishevës dhe atyre që gjithmonë kanë synuar të relativizojnë përfaqësimin e shqiptarëve në shtet- padroneve të tyre. Kështu e nis reagimin e tij Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, ndërsa komenton deklaratat e VLEN-it se Ligji për përfaqësim të drejtë mbron shqiptarët.

“Pa kalkulator proporcional, pa detyrim zbatimi dhe pa asnjë ndëshkim për shkelësit. Me këtë ligj, përfaqësimi i shqiptarëve do të bjerë, sepse diaspora u fshi me vendim të kësaj qeverie. Komunitetet më të vogla do të kenë përparësi ligjore, dhe kjo nuk do të quhet diskriminim! Ky nuk është operacionalizim i parimit kushtetues, por nënçmim brutal i Marrëveshjes së Ohrit! Një ligj që nuk mbron përfaqësimin, por e delegon tek një “trup koordinues” pa fuqi, pa mandat, dhe pa pavarësi. Kjo nuk është barazi! Kjo është fasadë ligjore për të mbuluar vasalitetin politik dhe tërheqjen nga të drejtat kolektive të shqiptarëve. VLEN duhet të japë llogari para popullit!”, shkruan Ahmeti, ndërsa pyet se: Kush i autorizoi të negociojnë të drejtat tona në tavolinat e Karakamishevës?Kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë TURP që po na serviret si “ligj për barazi”?

“Turpi ka emër! Që të mos ju mbulojë turpi, keni edhe 24 orë kohë – deri në mbledhjen e nesërme të qeverisë suaj pa legjitimitet – që të tërhiqeni. Anëtarët e grupit që kanë nënshkruar këtë dokument të ‘kapitullimit’ të shqiptarëve, të përpiluar nga Karakamisheva, të distancohen menjëherë nga ai dhe nga ky akt politikisht i turpshëm, për të ruajtur dinjitetin e tyre dhe të familjeve të tyre!”.

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË