Ahmeti: Sonte mu kujtuan vitet e rinisë, kur s’na trembej syri (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

22 Janar, 2023

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin në Gostivar ka theksuar se në takimin me rininë e këtij vendi i janë kujtuar vitet e tij të rinisë.

“Ato vite kur me shokë nuk na trembej syri nga torturat e burgosjet, donim me çdo kusht universitet në gjuhën shqipe, donim lirinë dhe barazinë.

Të qarta në mendje e zemër i kishim idealet dhe nuk hoqëm dorë deri në realizimin e plotë të tyre, shtruam rrugën që e rinia e sotme të jetojë me krenari dhe të ketë mundësi më të mëdha përparimi.

Atë shkëndijë guximi që kishim ne dikur përballë skepticizmit po e shoh në çdo takim me të rinjtë tanë sot, po e shoh idealin e tyre për të qenë pjesë e Europës së përparuar, vendosshmërinë për të çuar para proceset dhe për të instaluar vlera.

Me këtë energji rinore nuk kam dyshim se do ngadhënjejë ideali ynë properëndimor dhe e ardhmja europiane e vendit”, ka shkruar Ahmeti.(INA)

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/719201842907274

 

 

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

osmani-kurti-makron-macron

Franca a po nxjerr “jashtë loje” Kurtin, Macron negocion takim Osmani-Vuçiç

fsk

Çka humbi Kosova që u pezullua nga “Defender Europe ‘23”?

erden atiq

Atiq nis procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës

IMG_1719

NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë

IMG_1720

VMRO-Popullore do të votojë për ndryshimet kushtetuese

mesic

Mesiq: Maqedonia qëmoti duhej të ishte anëtare e BE-së

vucic erdogan

Vuçiqi i lutet Erdoganit që t’i ndihmojë rreth situatës në Kosovë

ramush haradinaj

AAK e Haradinajt inicon mocion votëbesimi për Qeverine Kurti

veriu i kosoves policia kosoves

Sulmohet një mjet i Policisë së Kosovës në Zveçan

INFO

NA NDIQ