Ahmeti takoi ambasadorin bullgar, flet për tema destabilizimi

Picture of INA
INA

16/08/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë, ambasadorin e Bullgarisë në Shkup, Angel Angelov.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime rreth Korridorit 8, rrugor dhe hekurudhor, ndryshimet kushtetuese, Marrëveshjeve kyçe të shtetit, atë të Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin europian, sankcionimin e legjitimitetit zgjedhor, etj. Kryetari Ahmeti fillimisht e spjegoi frymën e Marrëveshjes së Ohrit duke njoftuar Ambasadorin mbi draft platformën për legjitimitet të përgaditur nga autori i Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe PILPG, si dhe opinionet e ekspertëve vendor. Gjithashtu, z. Ahmeti foli për aktivitetet që do ti ndërmerr BDI dhe Fronti Europian në mbrojtje të legjitimitetit që nga muaji shtator në takime me qytetarë.Njëkohësisht, Z. Ahmeti theksoi që BDI është parti shtetformuese andaj dhe sajesat inekzistente të Kryeministrit Mickovski për skenare për destabilizim janë të pavërteta dhe paraqesin skenare të qëllimshme dhe të rrezikshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga mungesa e rezultateve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sipas kësaj partie, BDI e ka dëshmuar kontributin për stabilitet dhe siguri dhe kundërshton çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim dhe fton shqiptarët dhe të tjerët mos të biejnë pre e provokimeve të qeverisë pa legjitimitet etnik.

“Ahmeti përkujtoi premtimin e humbësve të zgjedhjeve për ndryshime kushtetuese për 6 muaj dhe tha që BDI mbetet e përkushtuar për integrim Europian. Bashkëbiseduesit u dakorduan që korridori 8 është prioritet rajonal dhe euro-amerikan andaj dhe Qeveria duhet ti vijoj projektet e lidhjes rrugore dhe hekurudhore pa asnjë vonesë”, nënvizon BDI. (INA)

TË FUNDIT
2 orë
Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”
2 orë
Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve
2 orë
Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike
3 orë
VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka
3 orë
Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kush është deputeti i BDI-së, të cilin Mexhiti e akuzon për vjedhje milionëshe dhe pastrim parash?
5 orë
Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit
1 ditë
VLEN: Mbështetje për bujqit – ndahen një miliardë denarë për subvencione të mbetura
13 orë
Raporti vjetor i Këshillit të Prokurorëve Publikë për shqyrtim në Komisionin për Sistemin Politik
1 ditë
Nisin hetimet ndaj ish-drejtorit për Investime të Huaja, Bekim Emini
8 orë
Gashi e Ibrahimi morën pjesë në aksionin për dhurim të gjakut

LEXO MË SHUMË

shkupi sheshi

Debat për të rinjtë dhe politikën, “Sistemi, shpërnguli të rinjtë nga RMV”

blerand

Blerant Ramadani: VLEN po përballet me gabimet dhe dështimet e BDI-së, do të avancojmë shumë çështje në interes të shqiptarëve

gjykata kushtetuese

Mbledhjet e përgjithshme të Gjykatës supreme do të jenë publike

vmro

VMRO akuzon Lupço Nikollovskin se harxhoi rreth 980 mijë denarë për dreka dhe darka

Hristijan Mickoski

Mickoski: Më s‘mund të pranojmë ultimatume, nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë

Arben-Taravari

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

izet mexhiti

Mexhiti: Balancuesi do të avancohet në ligj, shqiptarët do të fitojnë më tepër

TEC-Manastir-780x439

Emërohen drejtorë të rinj në termocentralet e Osllomejit dhe Manastirit

bullgari-maqedoni

Ashpërsohen raportet mes Shkupit dhe Sofje, akuza mes ministrave dhe politikanëve

INFO

NA NDIQ