Ahmeti, takon ambasadorin grek në vend, Roussos Koundouros

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,
Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Greqisë, Roussos Koundouros.

“Me ambasadorin grek, Ahmeti ka biseduar mbi procesin e zbatimit të Marrëveshjes mes dy vendeve duke e cilësuar atë si një arritje të madhe që i hapi rrugën Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në NATO si dhe rrugën që po ndjek vendi drejtë aderimit në Bashkimin Evropian. Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin grek Roussos Koundouros ka diskutuar edhe mbi proceset politike në vend, përfshirë këtu procesin e regjistrimit që momentalisht po zhvillohet, si një nga proceset më të rëndësishme që pritet të përmbyllet me sukses”, njofton BDI.

Më tej nênvizohet se kryetari i BDI-së Ahmeti dhe ambasadori grek Koundouros gjithashtu kanë
shkëmbyer mendime edhe rreth reformave që po realizohen në vend në sferën e legjislacionit, në ekzekutiv dhe në sferën e gjyqësisë.

Ahmeti bashkë me ambasadorin Koundouros kanë theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës është i patjetërsueshëm. Nga ana e tij ambasadori i Greqisë në Shkup, z. Roussos Koundouros ka shprehur përkrahjen e tij, përkatësisht të Greqisë për Shkupin zyrtar
për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Në fund të këtij takimi z. Ali Ahmeti i ka thënë ambasadorit grek në Shkup, z. Roussos Koundouros se Bashkimi Demokratik për Integrim si parti politike do të vazhdoj të mbetet përkrahëse e fuqishme e politikave evropiane me qëllim që RMV sa më shpejtë të bëhet pjesë e
familjes së madhe evropiane”, thekson komunikata e BDI.(INA)