Ahmeti: Të mos keqpërdoren protestat për rastin “Monstra”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes me strukturat partiake në selinë partiake në Reçicë të Vogël në Tetovë ka theksuar se partia e tij del më e fortë nga ky takim, sepse sipas tij, janë sqaruar të gjitha çështjet, sepse para janë detyra më të rëndësishme për këtë subjekt dhe për vendin.

Ai ka komentuar edhe protestën e djeshme për rastet e montuara dhe sidomos vendimin e fundit për rastin “Monstra”.

“Mendoj që duhet që mos të keqpërdoren hallexhinjtë, njerëzit në vështirësi. Ne kemi patur komunikim dhe lidhje të drejtpërdrejt me të gjithë këta njerëz që kanë halle dhe probleme , por jemi përpjekur që të vëmë kontakt më të gjitha subjektet ndërkombëtare, për të jgitha këto çështje, kemi kërkuar ekspertizë ndërkombëtare, edhe monitorim ndërkombëtarë. Nga zonja Nuland, zëvendës sekretare amerikane ka disa vite kemi kërkur që drejtpërdrejt të angazhohen ekspertë të fushës së drejtësisë, përgjigja e autoriteteve amerikane dhe ato evropiane, që ne i besojmë OSBE dhe kemi ekspertët tanë dhe do të pritet epilogu gjyqësor. Ne këtë e kemi fut edhe në marrëveshje me partnerët e koalicionit. Ky rast është rishqyrtuar, ka marrë këtë epilog dhe ka instanca të tjera juridike për ankimime, ne do të përpiqemi që të jemi afër këtyre njerzëve, çka mund ti ndihmojmë, por jo të keqpërdorim ndjenjat e tyre sepse janë procese tepër të komplikuara.”, theksoi kryetari i BDI-së. (INA)