Ahmeti uron Ramën: Edi kemi ende shumë punë për të bërë, Shqipëria drejt BE-së

Picture of Ina Online
Ina Online

19/05/2025

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar përmes një letre publike Kryeministrin e Shqipërisë dhe liderin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.

Ahmeti e ka cilësuar këtë fitore si një fitore të Shqipërisë Europiane dhe ka kujtuar bashkëpunimin e ngushtë mes dy liderëve në projekte të rëndësishme kombëtare.

Letra e plotë e Ali Ahmetit:

I nderuar Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, Kryetar i Partisë Socialiste, shumë i dashur Edi,

S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve europiane në Tiranë. Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare.

U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të të mbështesim.

Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën.

Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane.

Edi, kemi ende shumë punë për të bërë, koha po dëshmon së të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë me tendenca shqetësuese dhe ne nuk do ta lejojmë kthimin pas, por do të punojmë bashkë për të ecur përpara.

Të përqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.(INA)

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i New York-ut me plis në kokë

Gashi në krah të Ibrahimit: Demantohen zërat për përçarje!

Jonida Maliqi në pushime me djalin, ja sa është rritur

Kah po shkon Edon Zhegrova – tri klube të njohura vihen pas tij, pak gjasa të qëndrojë te Lille

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë

Sela: Ligji për përfaqësim adekuat nuk kalon

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË