Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, i ftuar në emisionin RTK Prime në lidhje me deklaratën e Bekim Qokut për zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër, u shpreh se Qoku nuk është njohës i veprimtarisë si kombëtare dhe politike të Xhaferit, ndaj dhe hedh akuza të pa baza.
“Zoti Xhaferi si ministër i mbrojtjes ka bër homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ai është komandant i Brigadës 116, atë e ka bërë gjaku i dëshmorëve kryeministër dhe me rastin e luftës së Kosovës u hodhën lotsjellësa në amabasadën amerikane në Shkup që e quajtën zotin Xhaferi jo legjitim. Zotit Xhaferi legjitimitetin ja ka dhënë Marrëveshja paqësore e Ohrit që është arrit me gjak dhe meritor janë ata të cilët kanë derdh gjak për ata të drejta, dhe zoti xhaferi është kryeministër i një shteti ku flamurin e vet kombëtar e ka zyrtar, gjithashtu gjuhë shqipe e ka zyrtare, ai gjithashtu ka tre universitete në gjuhën shqipe, është kryeministër që ka 2000 policë shqiptarë dhe 2000 oficera dhe nënoficera. Zoti Xhaferi udhëheq jo vetëm shqiptarët në Maqedoni dhe është përfaqësues dhe me dinjitet do të mbrojë interesat e shtetit dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Besoj se dhe Zoti Qoku do të reflektoj edhe pse nuk e njeh veprimtarinë e zotit Xhaferri”, tha Ahmeti. (politiko.mk)