Në zgjedhje me lista të përbashkëta/Ahmeti: Të bashkohemi të gjitha partitë shqiptare dhe LSDM-ja

ina-online
ina-online

18 Shtator, 2023

Të gjitha partitë shqiptare së bashku me LSDM-në në lista të përbashkëta në zgjedhjet ardhshme parlamentare. Kjo është dëshira e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, të cilën e shpalosi në intervistën ndryshe të TV21.

Ahmeti shprehet se ky është qëllimi edhe i frontit europian por gjithsesi, secila parti me autonominë e vet.

“Kjo është çështje që duhet të diskutohet. Nuk është çështje e pakapërcyeshme. Nuk është divergjencë e pakapërcyeshme. Unë jam i gatshëm në një listë. Dmth të gjitha partitë shqiptare në një listë, madje sot është teknika..”, theksoi Ahmeti.

Të gjitha subjektet politike me ju?

“Me ne, me ne, por secili me autonominë e vet. Gjithashtu jemi të gatshëm që ky front për Europë, ne jemi të gatshëm të hyjmë edhe me parti maqedone, në këtë rast LSDM-ja”, pohoi Ali Ahmeti.

Nga ana tjetër, sot nga LSDM kanë thënë se ende është herët të flitet për lista të përbashkëta.

“Ende është herët të flasim për lista të përbashkëta mirëpo jemi të hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi. Në periudhën e kaluar shumë herë është dëshmuar se LSDM gëzon kapacitet më të madh dhe më të dëshiruar koalicionues nga të gjithë politikbërësit në skenën e RMV-së. Analiza më të detajuara dhe sondazhe nga organet e partisë, gjithsesi se do të publikohet se si do të veprojnë socialdemokratët në periudhën e ardhshme”, deklaroi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski.

Ai është i bindur se edhe pas zgjedhjeve të rregullta të cilat do të mbahen në vitin 2024, Qeveria do të udhëhiqet nga LSDM. Përndryshe deri tani, kreu i ASH-së Arben Taravari është i vetmi i cili është shprehur publikisht se më mirë për ASH-në do të ishte të shkojë e vetme në zgjedhje. Këtë qëndrim e arsyetoi me përvojat e hidhura nga bashkëpunimet në të kaluarën./TV21

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

2579CC16-59D8-405E-B69C-2C3375E03728

Çka paralajmëron Fatmir Limani?!

policia-714x420

Të shtëna me armë zjarri në Gjorçe Petrov, plagoset një person

abdulla mehmeti

Shërbimet sekrete serbe dhe ruse janë të infiltruara thellë edhe në Maqedoni

nato-mkd-zname

Sot në Shkup mbahet konferenca e shefave të Shtatmadhorive të armatave nga vendet anëtare të NATO-s

INFO

NA NDIQ