Ahmeti: BDI nuk njeh humbje dhe nuk është humbës

INA
INA

22/02/2024

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot në konferencë për shtyp ka folur për zgjedhjet presidenciale dhe ato kuvendare që do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj.

Ahmeti tha se ideja që presidenti i vendit të zgjidhet në Kuvend është e BDI-së dhe të tjerët vetëm e interpretojnë. Ai theksoi se propozimi i tillë vetëm do të forconte identitetin e Maqedonisë së Veriut si shtet multi-etnik dhe i barabartë për të gjithë.

““Ideja që presidenti të zgjidhet në Kuvend është që nga viti 2016, mandej dhe në vitin 2020. Ne i përcjellim të gjitha zhvillimet ndaj angazhohemi që të kemi sa më shumë afërsi dhe të krijohet një ambient sa më produktiv për shtetin, që presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe të këtë edhe zëvendëspresident”.
“Me këtë hap ne do arrijmë të kursejmë dhe thesarin e shtetit sepse natyrisht vetëm për një cikël zgjedhor duhen miliona euro. Pra, efekti është me mesazh pozitiv që do të ndikojë edhe tek të gjithë bashkësitë. Ka reaguar tashmë edhe Arben Taravari mbi këtë ide dhe më vjen mirë që po interpretojnë idetë tona”, deklaroi Ahmeti.

I pyetur nëse do të dorëhiqet nga pozita e kryetarit, nëse BDI humb në këtë cikël zgjedhor, Ali Ahmeti tha se edhe nëse i shkon mendja, partia nuk ia jep këtë mundësi.

“Do të thotë edhe nëse më shkon mendja mua të tërhiqem, do të thotë BDI nuk ma jep këtë mundësi dhe këtë komoditet. BDI nuk njeh humbje dhe nuk është humbës”, tha Ahmeti.
Ndryshe, sot paradite ai njoftoi se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në garën për zgjedhjet presidenciale

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1335

Edhe Erdogani a po implikohet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

izet mexhiti

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti vendosi brenda natës që ta kandidojë Bujarin për president për ta përçarë votën shqiptare

INFO

NA NDIQ