Lideri i BDI, Ali Ahmeti ka bërë homazhe pranë varreve të familjes Jashari.
“Kur qëndron pranë varreve lapidare të familjes Jashari në Prekaz kupton sa madhështore është LIRIA, nga aty jehojnë ende amanetet e tyre për Kosovën si trokitje e pavdekshme në ndërgjegjen tonë kombëtare për ta ruajtur e përparuar përjetësisht.
Gjaku i tyre i pastër ujiti tokën për të lulëzuar sërish pranvera në Kosovën që e deshtën më shumë se jetën!
Lavdi e përjetshme Jasharajve, të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!”, ka shkruar Ahmeti. (INA)
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/747088710118587