Ai është Albini

Picture of Ina Online
Ina Online

03/02/2025

Çun Lajçi

Ai është Albini!

Cilët jemi ne që folëm për 20 vjet për hajnitë—për milionat që Evropa solli për rindërtimin e Kosovës, e që përfunduan: pak në xhepat e pushtetarëve, shumë në xhepat e ndërkombëtarëve, e fare pak në rindërtimin e vendit?

Cilët jemi ne që folëm për shkëmbim teritorësh, falje tokash, për korrupsion, për mashtrues, për vrasje, për grabitje, për dhunime, e pas 24 vitesh na është shlyer truri, sikur të mos kishte ndodhur asgjë? Filluam të brohorasim për ata emra që i mallkuam, i damkosëm me njolla të zeza që të mos harroheshin për të zezat që i sollën këtij vendi. Tani, me ovacione i presim kur ngjiten në skenat e improvizuara enkas për ta, duke u bërë engjëj shpëtimi, duke qeshur e mashtruar, duke na ngjeshur me premtime që nuk mund të realizohen, sepse hajnia dhe dredhia nuk kanë të ndalur.

E vërteta është si nuri i bukurisë—dëshirohet, por rrallë, e gati asnjëherë, nuk arrihet; mbetet vetëm dëshirë për syrin e mashtruar!

Ne qenkemi harrestarë të papërmirësuar! Hamë grurë me egjër, vjellim, shajmë, mallkojmë, por sa zbardh dita tjetër, ai egjër na duket i mirë dhe turremi ta mbjellim përsëri, pa çka se prapë do ta vjellim e do ta mallkojmë!

Ne ia dëshirojmë vdekjen djalit për inatin e nuses, siç ia dëshirojmë rënien Albinit për inatin e popullit që ka krijuar besimin në çiltërsinë dhe pafajësinë e tij. Brohorasim për mashtruesit, grushtfortët, të shiturit e të korruptuarit, që të kthehen sërish në karriget që i kalbën me të zezat e tyre!

Por a do të mashtrohet rinia? – Ajo që ka lindur në vitet e zerove të mëdha (2000), me aromën e Adem Jasharit dhe të dëshmorëve që luftuan për një Kosovë pa spiunë, pa tradhtarë, pa bashkëpunëtorë të Serbisë, pa hajna që e vjedhin shtëpinë e vet dhe tregtojnë me vrasësin e popullit të tyre!

Unë i besoj vetëm asaj që shihet, asaj që preket, dhe nuk mashtrohem me iluzione që nuk arrihen, sepse jam rritur me artin e shtatë dhe e di që maja e tij gati kurrë nuk arrihet—mbetet vetëm synim dhe dëshirë!

Mos më gjykoni! Pavarësisht se jam artist dhe asnjëherë anëtar i ndonjë partie, unë mbetem unë! Unë i besoj vetëm njeriut që fut dorën në zjarr për atdheun, jo atij që fut dorën në thesar e në xhepat e popullit!- E ky është Albini!
Falmi Zot gabimet!

03.02.2025

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË