Shkruan: Omer Ajdini
Ju që shkoni sonte në tubim tek Ali Ahmeti, tregoni atij që pas 21 vite qeverisje të tij ne që jetojmë në komunën e Likovës ende zgjohemi në mëngjes pa ujë për pije, me ajër dhe ujë të ndotur nga depnitë (Nikushtak) dhe minierat me Arsen (Llojan), me qen endacak në çdo cep, pa asnjë vend pune të hapur në zonën e lirë ekonomike, dhe pa të afërmit tanë në shtëpi të cilët ikën në Gjermani.
Tregoni të shkojë ta vizitojë edhe varrin e Rexhail Qerimit dhe t’i kërkojë falje për paaftësinë e tij për të siguruar mbrojtje dhe drejtësi për shqiptarët.
Tregoni po ashtu që mbi gjakun e bijëve dhe bijave të kësaj komune e ndërtoi autoritetin dhe karierën e tij politike, dhe po kësaj komune ja ktheu borxhin duke e lënë Likovën komunën më të varfër dhe më të shpopulluar në Maqedoninë e Veriut.
*aktivist i shoqërisë civile, ish-kryetar i FRASH