Ajo që hamë në të 40-at formon cilësinë e jetës në të 70-at. 5 këshillat

Picture of ina-online
ina-online

03/07/2024

Dieta në moshën 40-vjeçare ndikon në cilësinë e jetës në moshën 70-vjeçare. Siç zbuluan studiuesit, njerëzit që ndoqën një dietë të shëndetshme nga mosha 40 vjeç e lart kishin 43 deri 84% më shumë gjasa për të pasur një plakje të shëndetshme në moshën 70 vjeçare.

Marrëdhënia e ngushtë mes të ushqyerit në moshën e mesme dhe plakjes së shëndetshme zbulohet nga një studim i Harvardit, i prezantuar në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Ushqyerjes “NUTRITION 2024” në Çikago, citon noa.al.

Hulumtimi u bazua në të dhënat e mbi 106,000 njerëzve gjatë një periudhe 30-vjeçare. Pjesëmarrësit ishin të paktën 39 vjeç dhe pa sëmundje kronike në fillim të studimit dhe ofruan informacion për dietën e tyre nëpërmjet pyetësorëve çdo katër vjet.

Çfarë do të thotë plakje e shëndetshme?

Siç zbuluan studiuesit, njerëzit që ushqeheshin me një dietë të shëndetshme nga mosha 40 vjeç e lart kishin 43 deri 84% më shumë gjasa për të pasur një plakje të shëndetshme në moshën 70-vjeçare krahasuar me ata që nuk hanin një dietë të shëndetshme.

Plakja e shëndetshme përkufizohet jo vetëm si mungesë sëmundjesh, por edhe si aftësi për të jetuar në mënyrë të pavarur dhe për të shijuar një cilësi të mirë të jetës ndërsa plakemi, pra përfshin shëndetin fizik, funksionin kognitiv dhe shëndetin mendor.

Ushqyerja: Çfarë duhet të përfshijë

Për sa i përket ushqimit, u zbulua se marrja më e lartë e frutave, perimeve, drithërave, arrave, bishtajoreve, produkteve të qumështit me pak yndyrë dhe yndyrë të pangopur u shoqërua me shanse më të mëdha për plakje të shëndetshme.

Ndërsa marrja më e lartë e yndyrave trans, natriumit, mishi i kuq dhe i përpunuar u shoqërua me shanse më të ulëta të plakjes së shëndetshme.

Dr. Anne-Zilly Tessier, në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan të Harvardit, prezantoi gjetjet e hulumtimit. Ajo vëren se një nga gjetjet që binte në sy ishte lidhja midis plakjes së shëndetshme dhe dietës planetare, e cila i vë theksin prodhimeve të tilla si frutat, perimet, drithërat. proteina me bazë bimore dhe yndyrna të shëndetshme.

Kjo dietë u shoqërua me një probabilitet 68% më të madh për plakje të shëndetshme. Kurse dieta mesdhetare kishte një probabilitet për plakje të shëndetshme 67% krahasuar me ata që nuk ndiqnin një dietë të shëndetshme. /noa.al

TË FUNDIT
2 ditë
PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?
2 ditë
Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?
7 ditë
Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës
7 ditë
Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!
1 javë
Disa ushqime që ju ndihmojnë të mos të plakeni

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

durres plazh deti

PSE NUK DUHET ULUR NE SHEZLLONA?

KAFE

Pse nuk duhet të konsumoni kafe gjatë temperaturave të larta?

diell trup rrezitje

Temperaturat e larta, ja çfarë rekomandojnë dermatologë për mbrojtje të lëkurës

rexhep memedi taravari

Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!

boronica dredheza peme

Disa ushqime që ju ndihmojnë të mos të plakeni

mjeke

Mjekët: Fëmijët dehidrojnë nga kondicionerët, bëni kujdes!

Klinika Shkupi Spitali Shkup

Virusi i barkut “pushton” spitalet e Shkupit, mjekët rekomandojnë përdorimin e lëngjeve

ushqim2-707x383-600x360

Ajo që hamë në të 40-at formon cilësinë e jetës në të 70-at. 5 këshillat

UJI

Sa gota ujë duhet të pini në ditë?!

INFO

NA NDIQ