Ajvaz Berisha e quan këlysh dylber anëtarin e PSD-së

0

Ajvaz Berisha

Të nderuar miq, të dashur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, per shkak të interesimit të madh të shokëve, aktivistëve dhe simpatizantëve, se pse nuk jam në listë si kandidat per deputet per hir të opinionit, vendosa të ju pergjigjem. Pas një procesi demokratik unë kam fituar bindshem ne degen e Drenasit.

Jam terhequr me dëshirë pa kurfarë presioni nga askush, sepse asnjëherë në jetë nuk i nënshtrohem presioneve nga do që vijnë. E kam parë të arsyeshme që ndonjë kandidat; kushdo qoftë ai, ti japim mundesinë në garë. Ardhja ime në V.V, nuk ka pasur qëllim të rreshtohem për të zënë një pozitë per interesa personale. Unë ju kam bashkangjitur V.V për hir të rinisë së Kosoves që po e lëshojnë vendin, sepse ju është vrarë shpresa per të jetuar në atdhe, vendin per të cilin është larë me gjak që ne të jetojmë të lirë. Shumë gazetarë shantazhues, mercenarë të paguar po mirren me emrin tim, biografinë time ashtu si është s‘deshiroj asnjë pikë e as asnjë presje ti heq, edhe një dylber ku emri i tij fatkeqësisht mban mbiemrin e rilindasve tanë, vëllëzërve Frasheri, shpesh në media atakon emrin tim, eshtë i ndersyer ky klysh dylber nga qarqe të caktuara, por do të vijë një ditë kur do pendohet fort dhe do i drejtohet Zotit: çka mu dashtë o zot, të mirrem me emrin e Ajvaz Berishes!