AKI: Derisa shqiptarët bashkohen për fitoren historike në Butel, VLEN i bën fushatë VMRO-së në Luboten

Picture of Ina Online
Ina Online

12/10/2025

Reagim nga Aleanca Kombëtare për Integrim

Për çdo ditë po e dëshmojnë se janë shitur tek padronët e tyre. Tradhëtia e VLEN tani po kalon çdo kufij dhe po bëhet rrezik serioz për dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.

Derisa të gjithë shqiptarët janë bashkuar rreth një kandidati të vetëm dhe punojnë intenzivisht për fitoren historike të shqiptarëve në Butel, koalicioni VLEN po bën fushatë për VMRO-në dhe kryetarin aktual nga kjo parti. Kandidazi i cili u refuzua nga KQZ dhe nuk arriti të shkaktojë përçarje ditën e votimit, sot bashkë me kryetarin e tij dhe zyrtarë të tjerë të VLEN-it, kanë pritur në fshatin Luboten, liderin e VMRO-së, Hristijan Mickoski, kandidatin e VMRO-së, Darko Aleksovski si dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie. Në këtë tubim dhe në postimin e publikuar, zyrtarët e VLEN-it lavdrojnë kryetarin aktual dhe kandidatin e Mickoskit para shqiptarëve të Lubotenit dhe Komunës së Butelit.

Të helmuar nga mllefi dhe etja për pushtet, zyrtarët e VLEN-it kanë harruar edhe fjalët e tyre dikur për masakrën e Lubotenit, retorikën patriotike dhe lotët e korokodilit për martirët dhe dëshmorët e Lubotenit.
Vasaliteti i tyre kalon edhe kufijtë e turpit dhe mjerimit. Kjo tradhëti duhet të shërbejë si kushtrim për të gjithë shqiptarët që të mobilizohen sa më shumë për fitoren historike në Butel”, thekson Aleanca Kombëtare për Integrim.

TË FUNDIT

Ambasada e SHBA-së në RMV: Lotaria e vizave DV-2027 ende nuk është hapur, kujdes nga mashtrimet

Taravari takon ambasadorin francez Le Rigoleur

14 mijë euro i ka vetëm dhëmbët, kjo është banorja e BBVK që njihet për jetën luksoze

Big Brother VIP Kosova 4 hap dyert, këto janë banorët e parë

Sela: Mund të jem pjesë e Qeverisë, por kam tre kushte!

Bedri Hamza thotë se s’ka vija të kuqe për VV’në

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË