Kosovës i janë shtuar edhe tri medalje të tjera. Xhudisti Akil Gjakova mori medaljen e argjendtë, kurse Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të bronztën në Grand Slamin e Parisit, ku prezent ishte edhe kryemjeshtri, trajneri Driton Kuka.
Akil Gjakova fillimisht fitoi me ‘Ippon’ ndaj xhudistit francez Jean Peter, me luftën që i takoi xhiros së dytë në kategorinë 73 kilogramë.
Gjakova me një hedhje të bukur e mposhti xhudistin japonez Shusuke Uchimura, duke u kualifikuar në çerekfinale.
Në çerekfinale, ai triumfoi me wazaari ndaj xhudistit Rashid Mammadaliyev duke vazhduar kështu me hapa të sigurt drejt finales.
Për të arritur finalen e madhe, Akili në gjysmëfinale e mposhti xhudistin me shumë përvojë nga Italia, Manuel Lombardi.
Në finale, Gjakova u mposht nga Shakhram Ahadov nga Uzbekistani, ndërsa i siguroi Kosovës medaljen e argjendtë.
Në Grand Slamin e Parisit me medalje u larguar dhe Distria Krasniqi.
Fillimisht, lufta e saj e parë ishte ndaj francezes Alyssia Poulange që ishte e vlefshme për kategorinë deri në 52 kilogramë.
Këtë duel, Distria e fitoi pasi xhudistja franceze mori tri dënime dhe kështu fitorja me Ippon i takoi xhudistes tonë.
Xhudistja kosovare vazhdoi me hapa të sigurt për ta siguruar medaljen e saj të artë të katërt në karrierë.
Në çerekfinale ajo me një hedhje të bukur arriti ta mposht xhudisten spanjolle Ayumi Leiva Sanchez.
Por, Krasniqi pësoi humbje në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit, duke u mposhtur nga japonezja Kisumi Omori, e cila e mposhti xhudisten tonë me ‘Ippon’.
Mirëpo, në duelin me Khorloodoi Bishrelt, Distria ishte fantastike, duke ia fituar Kosovës medaljen e bronztë.
Ndaj saj fitoi me “Yuko”, që është pikë më e vogël se wazaari dhe është kthyer këtë vit në xhudo.
Nora Gjakova e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Parisit/
Gjakova e fitoi duelin ndaj kundërshtares së saj franceze Rania Drid në kategorinë e vlefshme deri në 63 kilogramë.
Nora Gjakova ka marrë edhe fitoren e dytë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Në këtë duel ajo përballë e kishte kroaten Iva Oberan ndaj të cilës pati një dominim total, duke e mposhtur me ‘Ippon’.
Gjakova pësoi humbje ndaj xhudistes japoneze Megu Danno në ‘Golden Score’ në kategorinë deri në 63 kilogramë teksa tani do të vazhdojë në repesazh.
Gjakova në repesazh ia doli që të triumfojë ndaj xhudistes spanjolle, Cristina Cabana Perez.
Nora fillimisht e rrëzoi kundërshtaren e saj duke bërë një hedhje fantastike, para se të sigurojë fitoren me ‘Ippon’.