Akoma asnjë detaj nga vrasja e një ditë më parë në Batincë, policia vazhdon hetimin

Picture of INA
INA

02/07/2024

Akoma e pazbardhur vrasja e një ditë me parë në Batincë të Shkupit. Policia ende nuk ka arritur deri tek autorët, ndërsa po gjurmohet në disa pista e ndër të më e forta në dyshime mbetet ajo e hakmarrjes. Ditë më parë me plumba kallashnikovi u vra 34 vjeçari Abdyl Ibraimi, ndërsa i plagosur mbeti bashkudhëtari në makinën e tij 31 vjeçari që mësohet të jetë vëllai i tij.

Motivet e vrasjes mbeten akoma të panjohura, ndërsa dëshmitarët okularë i kanë thënë grupit hetimor se në drejtim të makinës FORD me targa italiane është gjuajtur nga një makinë e llojit Mercedes nga ku zjarr kanë hapur dy persona të maskuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokuroria por nga organi i akuzës thonë se për momentin është bërë hetimi paraprak dhe janë konfiskuar mjete në cilësinë e provave materiale që mund të ndihmojnë hetimin. Megjithëse pa identifikimin e autorëve, Prokuroria do të ngelet duarlidhur.

Vrasja e 34 vjeçarit nga Cërni Vërvi i Shkupit është njëra nga vrasjet e njëpasnjëshme që kanë ndodhur dy vitet e fundit në rajonin e Shkupit e që për të cilat policia dhe prokuroria nuk kanë arritur t’i kapin autorët dhe zbardhin motivet. Epilog nuk ka as vrasja e 26 majit në Rrugën e Plastikave, ndërsa pa zbardhur mbeti edhe tentim vrasja ndaj Rade Trajkovskit në Qendrën Tregtare East Gate Mall më 24 tetor të vitit kaluar. Të gjitha këto incidente të armatosura ndodhën në periudhën kur policia kishte ngritur operacionin në nivel të Shkupit me emrin “Qyteti i sigurt”.

TË FUNDIT
10 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
15 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
15 orë
Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar
16 orë
I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

ME TE LEXUARA

19 orë
LIVE/Kjo është gjendja në pikat kufitare, pritje dhe kolona
15 orë
VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje
19 orë
Mexhiti fton mërgimtarët në takim në Çarshinë e Shkupit
15 orë
LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!
19 orë
Nga 30 zjarre të hapura, 9 vatra janë ende aktive
10 orë
Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut
19 orë
“Ujësjellës dhe Kanalizim”: Përdoreni ujin për pije, jo për t’i “flladitur” oborret e rrugët!
19 orë
Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1721587620945

Mexhiti në mesin e mërgimtarëve:Ju po mbani gjallë frymën e atdheut

mickoski djali

LSDM: 20 000 euro për udhëtimin komod të Mickoskit dhe ministrave në Uashington!

vmro-bdi

VMRO-DPMNE: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Aksidenti-600x360

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Shkup, 4 të lënduar

moti Vapa nxehti temperaturat

I nxehti ekstrem në vend/ Java e ardhshme sjell uljen e shumpritur të temperaturave!

vlen

VLEN formoi një organ tjetër të përbashkët

adnan azizi

Azizi: Ruani paratë për avokatët që duhet tu mbrojnë për krimin, mos i harxhoni për politika ditore!

tvsh-ime

Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”

Kim Mehmeti

Pa shqiptarët në të, Maqedonia jo vetëm emrin e flamurin, por do e ndryshonte edhe pamjen!

INFO

NA NDIQ