Akoma asnjë zgjidhje për transportuesit privat, vazhdon kaosi nëpër rrugët e Shkupit

Picture of INA
INA

05/11/2024

Problemit me mungesën e autobusëve akoma nuk po i shihet fundi. Derisa transportuesit privatë presin përgjigje pozitive lidhur me kërkesën e tyre për rritje të çmimit për kilometër, gjendja në kryeqytet vazhdon të duket kështu.

Qytetarët thonë se ata po e vuajnë çmimin e këtyre mosmarrëveshjeve mes institucioneve dhe kompanive private. Ata shpesojnë për një zgjidhje të shpejtë, pasi thonë se mezi po e durojnë këtë situatë.

“Pritet rreth një orë, pavarësisht se cilën linjë. Më së shumti këto linjat periferike”, tha një qytetar.
“Shumë keq, pret pret dhe këto njoftimet, shkruan për 5 minuta, pastaj e kthejnë për 20, assesi…”, tha një tjetër qytetar.

Ka aplikacion të ri, a e keni parë?

“Nuk i ndjek ato punë, por nuk vlen aplikacioni, nevojitet në praktikë”, u përgjigj një qytetar.

“Janë rrallë autobusët, ja gjithato njerëz që po presin, katastrofë është punë… Atë nuk di me përdor se unë jam i vjetër e nuk i di ato punë”, theksoi një tjetër qytetar.

“Këtu e tregon për 4 minuta, vonohet rreth 20 minuta”, shprehet një qytetar.

A po keni problem me autobusët?

“Po si gjithmonë, tërë sezonën kemi pas probleme, e njejta po vazhdon edhe tash. E patë paraprakisht, 2shin a e patë, s’patë vend ku të futemi. Domethënë ju patët me udhëtu me atë autobus? Po, patëm, tash 19, ajo dihet sa vonohet”, u shpreh një qytetar.

Transportuesit privat insistojnë në kërkesën për takim me përfaqësues të Qeverisë dhe Qytetit të Shkupit, thonë se shpresojnë përgjigje pozitive, para se gjithash në interes të qytetarëve.

“Pas konferencës së djeshme, sot drejtorët e tre kompanive transportuese private kanë bërë kërkesë me shkrim deri te Kryetari i Qeverisë, kryetarja e Qytetit të Shkupit dhe kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit për takim dhe zgjidhje të problemit me transportin urban. Shpresojmë në përgjigje pozitive, para se gjithash në interes të qytetarëve të Shkupit”, deklaroi një transportues privat.

Aktualisht transportuesit privatë punojnë me orar të reduktuar, duke kërkuar rritje të çmimit për kilometër nga 70 në 120 denarë. Nëse refuzohet kërkesa e tyre, paralajmërojnë protesta, respektivisht bllokim të rrugëve. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË