Akoma nuk dihen shkaqet e djegies së autobusit të NTP në Grushinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Shkurt, 2023

Akoma nuk dihen shkaqet që çuan në djegien e autobusit të linjës 55 të Ndërmarrjes së Transportit Publik në afërsi të fshatit Grushinë. Nga kjo Ndërmarrje thonë se autobusi i përfshirë nga flakët ishe në kontroll dhe servis të rregullt para tre ditësh.

“Automjeti i djegur para tre ditësh ka qenë në kontroll të rregullt dhe servisim. Të gjitha automjetet e NTP Shkup, të kyçur në transportin publik u nënshtrohen kontolleve të plota dhe servisimit në çdo 12 mijë kilometra të kaluara ose mesatarisht në çdo dy tre muaj. Përskaj kësaj, bëhet kontroll dhe servis thelbësor. Me përgjegjësi. Me përgjegjësi pohojmë se të gjitha automjetet e NTP Shkup që janë të kyçura në trafik janë të rregullt dhe të sigurt”, thonë nga Ndërmarrja e Transportit Publik.

Nga MPB thonë se në momentin e shpërthimit të zjarrit, autobusi ka qenë në lëvizje ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar.

“Autobusi ishte në lëvizje, dhe drejtohej nga 49 vjeçari N.A nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është fikur nga ana e brigadës së zjarrfikësve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë të njësisë policore të Haraçinës, kurse kontrollin e ka kryer ekipi I SPB-së Shkup”, thonë nga MPB.

Në buletinin e policisë pothuajse çdo ditë raportohet për dhjetëra shkelje të trafikut nga ana e transportuesve të nxënësve. Me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve, policia dhjetëra autobusë çdo ditë i dërgon në kontroll të jashtëzakonshëm teknik. /Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ