Akoma pritet institucionalizimi i Festivalit “KËNGË JEHO” !

0

Sabaudin Zhuta/

Një jetë përkushtim ruajtjes e ngritjes së vlerave kulturore, shpirtrore e traditës ton të pasur të valles, këngës, riteve, veshjes dhe të gjith asaj që ndër shekuj u përcoll brez pas brezi !
Më dt.06.7.2018 në Sheshin e qytetit të Strugës u bë hapja solemne nga kryetari i Parlamentit të RM-së, z.Talat Xhaferi dhe Ministri i kultures z.Asaf Ademi ndërsa më dt.8.7.2018 e përmbylli Drejtori i këtij festivali z.Zini Jusuf.
– Në vitin 1991, dy ideatorët; Ismail Hoxha dhe unë ( S.Zh.)nisëm të mobilizojmë artdashësit për një aktivitet me dimensione dhe pasoja të paparashikuara! Ishin kohra të turbullta.
Nisma mori dhenë.
Në Strugë jehoi kënga, at’herë e sot 27 vite. Stadioni i qytetit për vite rresht tubonte 10, 15, 20 mij vizitorë nga mbar hapsirat shqiptare, por edhe më gjërë. Në këto skena u ngjiten mbi 85.000 artistë amatorë e profesionalistë. Ishin prezent emrat më të spikatura të muzikes e kultures mbarshqiptare. Në forma të ndryshme kontribuan Çesk Zadeja, Tish Hahija, Hefim Ibrahimi, Fahri Beqiri, Rafet Rudi, Panajot Kanaqi, Tinka Kurti, Xhevat Limani, Margarita Xhepa, Reshat Arbana, edhe shuum e shum personalitete tjera të kulturës sonë.
Sot pas 27 vitesh sakrificash e ngaldim, ky eveniment akoma se gjeti mundësin e institucionalizimit nën ombrelën e Ministrisë së Kulturës të RM(V)!
-Nikoqirët Struganë nuk dorzohen, ato me sakrifica të mëdha organizative e finansiare po mbajn gjallë këte “dasem mbarkombëtare”, biles gjithmon duke na sjellë risi e ripërtrirje më cilësore. Ky vit festivalesk pikërisht këte e dëshmoi.
Struga është kërthiza e kombit, ajo përmes valëve të Drinit të Zi, përcjell vlerat dhe mesazhet e jehonës së fuqishme të këngës dhe shpirtit shqiptar !

Tradita dhe puna vazhdojnë me shpresë se do institucionalizohet e finansohet nga Ministria e Kulturës..