Aksident fatal në Shkup, përplasen dy makina, këmbësori fluturon disa metra/VIDEO

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në një nga udhëkryqet kryesore në qendër të Shkupit, ku më së keqi ka përfunduar një këmbësor, që është përplasur keq nga një makinë duke fluturuar disa metra larg nga goditja e fuqishme. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Kishës kryesore në Shkup në udhëkryqin që lidhet me Bulevardin “Aradhat Partizane”. Aksidenti ka ndodhur kur dy makina janë përplasur njëra BMW dhe tjetra Mercedes Benz, por më së keqi ka përfunduar një kalimtar i rastit që po e kalonte rrugën. Ai është i dërguar në Klinikën e Shkupit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Komentet

komentet