Mbrëmë vonë ka ndodhur një aksident fatal në afërsi të Kërçovës.
Sipas raportit policor aksidenti ka ndodhur më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një makine të tipit “BMW” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një makine tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër makina të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”.
Në aksident ka humbur jetën 23 vjeçari me inicialet M.K. Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i makinës “Audi” ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë në të dy makinat “Mercedes” dhe “Audi”.
Dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të gjitha të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetimin në vendngjarje.