Aksident i rëndë në autostradën “Arbën Xhaferi” në Kosovë, një i vdekur dhe tre të lënduar

ina-online
ina-online

10 Korrik, 2023

Në autostradën ”Arbën Xhaferi” ka ndodhur një aksident i rëndë mrëmjen e së dielës, ku një person ka mbetur i vdekur.

Si pasojë e aksidentit mes një veture dhe një kamioni në autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Bibaj të Ferizajt edhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili shtoi se njëri nga të lënduarit ka plagë më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 17:40, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku në atustaraden “Arber Xhaferi ” në Bibaj, Ferizaj, drejtimi Kaçanik.

Policia ka reaguar ne vendin e ngjarjes me njësitet relevante, janë njoftuar ekipet emergjente dhe pas arritjes në vendin e ngjarjes është konstatuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një automjet”.

Ai tha se për momentin është bllokuar autostrada.
“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kane marrë lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më të renda dhe është percjellur për trajtim mjekësor.

Njësitet kompetente per menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në autostradë janë marrë me rastin dhe deri në përfundimin e vendstrehimit nga mjekësia ligjore do të ketë bllokim të rrugës në ketë lokacion”, deklaroi Hoxha.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimitar kovacevski

Kovaçevski dënon ngjarjet në veriun e Kosovës

Afrim Bunjaku

Sot varrimi i policit Afrim Bunjaku

Lajcak

Lajçak shkruan për domosdoshmërinë e dialogut, s’e përmend faktin se sulmuesit e Policisë së Kosovës ishin terroristë serbë

vlora citaku

Vlora Çitaku: Sot jam me kryeministrin Kurti

policia-haracine

Vrasje e dyfishtë në Maqedoni, vëllai vret vëllanë dhe kunatën

vucic-2

Vuçiq në siklet nga gazetarja që e pyeti ku i mori armët dhe uniformat grupi terrorist

Afrim Bunjaku

Nesër ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë

hovenier qemal minxhozi

Ambasadorët e SHBA-ve dhe Shqipërisë ndezën qirinj në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

vucic

Viktimizohet Vuçiq, sërish manipulon, ja çka thotë për sulmin terrorist në veriun e Kosovës

INFO

NA NDIQ