Aksident i rëndë në Gostivar, vdes 21 vjeçari

0

Me 17.03.2019 në ora 14.45 në rrugën regjionale midis Gostivarit dhe fshatit Vrutok ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Audi” me targa nga Gostivari, e drejtuar nga M.Z.(62) nga Gostivari dhe motoçikletës “Kavasaki” me targa nga Gostivari e drejtuar nga Z.Z.(21) nga Gostivari.

Nga lëndimet e fituara në vendin e ngjarjes vdes shoferi i motoçikletës. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e Prokurorit Publik dhe ekipit të Stacionit Policor në Gostivar.