Një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Manastirit. Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, një furgon që ka transportuar punëtorë nga një fabrikë, një veturë dhe një kamion i parkuar, informon televizioni Telma.
Sipas informacioneve të para nga spitali i Manastirit, në këtë aksident janë lënduar 10 persona, dy prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda trupore.