Aksident i rëndë në Ramanli

Një aksident i rëndë mes disa veturave ka ndodhur në fshatin Ramanli të Kumanovës.

Si pasojë, është bllokuar komunikacion. Nuk lejohet qarkullimi i veturave as në drejtim të Kumanovës, as në drejtim të autostradës, transmeton TV21.

Nuk dihen pasojat e aksidentit, pasi priten informacione nga Ministria e Punëve të Brendshme për detajet e aksidentit.

Raportohet se një person është lënduar rëndë.