Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, pësojnë dy shtetase të Maqedonisë

0

Një aksident i rëndë dje pasdite ka ndodhur në Rrugën e Kombit. Të aksidentuarit mësohet se janë dy shtetase të Maqedonisë ku njëra prej tyre është në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Kukësit. Një pjesë e trafikndarëses ka hyrë mes përmes automjetit gjatë përplasjes. Shkak është mungesa e sinjalistikës dhe kushtet e këqija atmosferike.