Një aksident i rëndë trafiku mbrëmë ka ndodhur në afërsi të fshatit serb Markovac, në rrugën nga Nishi për në Beograd, raportojnë mediat serbe.
Aksidenti ka ndodhur kur një veturë ka goditur një kamion dhe ka përfunduar nën rimorkion e kamionit. Aktualisht nuk ka të dhëna për gjendjen e pjesëmarrësve në aksident dhe as për numrin e pasagjerëve në veturë.
Më shumë detaje priten nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.