Aksident i rëndë në Tetovë

0

Në Tetovë mbrëmë ka ndodhur një aksident i rëndë, kur një makinë e tipit “Peugeot” nga shpejtësia e madhe është përmbysur. Aksidenti ndodhi pranë tregut te gjelbër të qytetit, ku drejtuesi i makinës me plagë të rënda ka përfunduar në spitalin e qytetit. Nga dëshmitarë okularë nënvizohet se makina me targa të Tetovës ka humbur drejtimin dhe është përmbysur. Policia theksoi se pas ekspertizës do të jap detaje për aksidentin. (INA)