Pesë veta kanë mbetur të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur sot në udhëkryqin afër Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Aksidenti ka ndodhur mes dy makinave “Peugeot” dhe “BMW” rreth orës 14:00 dhe nga përplasja e tyre kanë mbetur të lënduar tre këmbësorë, shoferi dhe pasagjeri i “BMW”. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Shkupit, ndërsa policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes.(INA)