Aksident i tmerrshëm në Koblenz, të paktën tre shqiptarë të vdekur…

Picture of INA
INA

26/05/2025

Të paktën tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën sot në një aksident të tmerrshëm në autobanin A48 në Koblenz të Gjermanisë. Të dhënat për tre të vdekur i ka konfirmuar edhe policia gjermane. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, diku nga ora 03:00 në Bassenheim, kur një minibus që po shkonte në drejtim të Trierit ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Tre persona kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë të tjerë janë lënduar pjerësisht rëndë.
Të vdekurit janë një burrë i moshës 53-vjeçare, dhe dy gra, një 47 dhe një 65-vjeçare. Ndërsa të lënduarit janë të moshës 20 deri 66 -vjeç. Sipas policisë, ata ishin rrugës duke u kthyer nga një festë në Hessen. Makinën e ka dretuar një 22-vjeçar.

Nuk ka kurfarë të dhënash se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit apo drogave, ndaj policia ka bërë thirrje që të mos bëhen spekulime në këtë drejtim.
Në aksident nuk ka qenë e përfshirë ndonjë makinë tjetër. Por akoma nuk dihet sakt pse ka ndodhur ky aksident, të cilin policia e quajti “shumë, shumë të tmerrshëm”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka kumtuar ndërkohë se nga policia gjermane është njoftuar se të vdekurit kanë qenë shqiptarë.
Autoritetet gjermane akoma nuk kanë dalur zyrtarisht me të dhënat për të gjihë udhëtarët dhe të vdekurit, ndaj as unë nuk dua të spekuloj.
Por në emrin tim, e besoj se guxoj të them edhe në emrin tuaj, ju shpreh ngushëllime familjeve, ndërsa të gjithë të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejtë!/Bahri Cani

TË FUNDIT

“Largohuni për të mbijetuar”, Irani nis valë të re sulmesh me raketa ndaj Izraelit

Takim për projekte të përbashkëta – Ali Ahmeti pret ministrin Liburn Aliu

Karl Gega, inxhinieri shqiptar që ndërtoi hekurudhën e parë malore në botë (VIDEO)

Osmani pas samitit të SEECP: BE të heqë sanksionet, qytetarët nuk duhen mbajtur peng

Samiti i SEECP në Tiranë, Begaj: Serbia dhe Bosnja refuzuan deklaratën përfundimtare (VIDEO)

Xhaka drejt Milanit pas bisedës me Taren, pritet marrëveshja me “aspirinat”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË