Aksident i tmerrshëm në Maqedoni, vdesin dy djem të ri

0

Dy djem të moshës 14 dhe 15 vjeçare e kanë humbur jetën në një aksident rrugor, i cili dhjetë minuta pas mesnate ka ndodhur në hyrje të fshatit të Strumicës, Petralinci.

Deri te aksidenti ka ardhur pasi janë përplasur automjeti i udhëtarëve “Alfa Romeo” i drejtuar nga D.M. (28) nga Strumica dhe motoçikletës në të cilin ishin dy djemtë nga fshati Dërvosh.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Strumicë, ndërsa trupat janë dorëzuar në autopsi.