Aksident në afërsi të Manastirit, lëndohet rëndë një 18 vjeçar

Një aksidenti ë rëndë ka ndodhur gjatë orëve të fundit në rrugën Manastir-Pelister përballë fshatit Magarevë, kur automjeti i tipit “Opel Vectra” me targa të Manastirit i drejtuar nga V.E.(18) nga Manastir, ka dalë nga rruga.

“Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri F.R.(18) nga Manastiri, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik në Manastir. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga policia e Manastirit për të dhënë detaje rreth aksidentit”, thuhet në raportin e MPB-së.(INA)