Aksident në Itali, dy punëtorëve shqiptarë u bien sipër pllakat e aluminit

Dy punëtorë shqiptarë të moshës 55 dhe 60 vjeç janë aksidentuar rëndë dje pasdite në vendin e tyre të punës në Milano.

Mësohet se punëtorët u zunë poshtë nga tre pllaka të rënda alumini, të cilat u rrëzuan aksidentalisht.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30, ndërkohë që dy shqiptarët po punonin në kompaninë e përpunimit të aluminit në Via Cassolo, zona industriale e Monsanos.

Të dy shqiptarët u shpëtuan nga punëtorët e tjerë dhe u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën. Dy punëtorët kanë pësuar një traumë të rëndë dhe duhet të rrinë për disa javë në spital, megjithatë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.