Aksident në magjistralen Mitrovicë-Pejë, tre viktima dhe pesë të lënduar

Picture of INA
INA

27/01/2025

Në fshatin Çubrel të Skenderajt, një aksident trafiku me pasoja fatale ka marrë jetën e tre personave civilë dhe ka lënë të lënduar pesë të tjerë, katër prej tyre zyrtarë policorë

Sipas njoftimit nga autoritetet e sigurisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, ku janë përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e policisë.

“Si pasojë e aksidentit, bazuar në informacionet e siguruara, kanë humbur jetën tre persona civilë, ndërsa pesë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Njësitë policore dhe stafi menaxhues kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Hetuesit e njësitit rajonal të trafikut rrugor janë duke u marrë me zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lidhur me rastin janë njoftuar Institucioni i Policisë së Kosovës (IPK) dhe Prokurori kompetent, të cilët pritet të marrin pjesë në hetimet e mëtejshme.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të dalin informacione të reja lidhur me këtë ngjarje tragjike.

TË FUNDIT

Basha: Buzhala e Petrit Selimi e dirigjojnë komplet opozitën

Qoku: Të korruptuarit e të pandershmit sa lehtë i bashkon ligësia

Haradinaj: Rezultatet akoma s’po dihen, institucionet e drejtësisë të veprojnë

Sherifi nga Nisma: Ja kush do të doja të jetë kryeministër i ri dhe…

Qeveria kufizon marzhet në tregtinë me pakicë dhe me shumicë

Real Madrid publikon formacionin zyrtar për super ndeshjen ndaj Manchester City

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË