Aksident në Patishka Rekë, humb jetën një fëmijë! Arrestohet shoferi 19-vjeçar

Picture of INA
INA

07/04/2025

Gjatë ditës së djeshme, në në rrugën lokale mes fshatit Patishka Rekë dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një e mitur ka humbur jetën ndërsa tre pasagjerë të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore që u dërguan për trajtim. Shoferi i veturës “Volkswagen Golf” i moshës 19-vjeçare që shkaktoi aksidentin, është privuar nga liria.

“Më 06.04.2025, rreth orës 17:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale mes fshatit Patishka Rekë dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga U.O. (19) nga fshati Studeniçan, dhe një veture “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A. (29) nga Shkupi.

Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga vetura “Mercedes”, e cila është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohër”, ku ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi.

Lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferi F.A., pasagjerja R.A. (24), dhe një pasagjere tjetër e mitur, të dyja nga Shkupi, lëndimet e të cilave janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohër”, si dhe shoferi U.O., i cili është trajtuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe një ekip hetimor nga SPB Shkup, ndërsa U.O. është privuar nga liria sipas nenit 300 paragrafi 2, në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në raportin e policisë.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË