Aksident në Resnjë, dy të rinj nga Ohri humbin jetën

Dy të rinj nga Ohri kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë që ndodhi dje pasdite në rrugën magjistrale Resnjë – Manastir, tek lokaliteti i njohur si Makazi, përcjell INA.

Sipas informacioneve të para policore, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14.00, kur në këtë aks rrugor ka ardhur deri tek përplasja e drejtpërdrejt e dy makinave “Mercedes Benz” me targa të Ohrit me të cilin po udhëtonin dy të rinjtë, si dhe një kamion “Volvo”. Në vendin e aksidentit kanë vdekur dy të rinjtë me inicialet D.K dhe J.K nga Ohri. (INA)