Aksident në rrugën Beograd- Nish, makina e familjes shqiptare nga Zvicra përplaset me një kombi-bus

Mediet serbe kanë njoftuar se 9 persona prej të cilëve 4 fëmijë të moshave 4, 9, 14 dhe 16 kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin e rëndë të trafikut, që ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit në autostradën Beograd- Nish në lartësinë e fshatit Trupale, njofton “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Sipas policisë në aksident u përfshinë një kombi-bus ku ndodheshin shtetas turq dhe një automjet i tipit “BMW” me regjistrim të Zvicrës, ku ndodheshin anëtarë të një familje shqiptare me gjasë tre vëllezër.

Shkak i aksidentit ende nuk dihet, por mësohet se të dy automjetet po lëviznin nga Beogradi në drejtim të Nishit.

Mësohet se të gjithë personat e përfshirë në aksident kanë pësuar lëndime trupore, një prej të cilëve është në rrezik për jetë, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një vajzë e moshës 4 vjeçare, por nuk njoftohet nacionaliteti i saj.

Sipas “Novosti” në automjetin me targa zvicerane “BMW” gjendeshin M. H. (21) dhe dy persona 14 vjeçar, ndërsa në kohën kur ndihma e shpejtë po intervenonte njëri ndonëse i lënduar me lot në sy luste “shpëtoni vëllanë tim”, që kishte pësuar lëndime të rënda dhe që po ngiste automjetin.

Sipas njoftimeve të para ai ka thyerje në gjoks dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Djaloshi tjetër në këtë automjet që thuhet se është i moshë 14 vjeçare, ka pësuar lëndime të rënda neuretike, thyerje brinjësh, nofullave, ndërsa të tretit i është thyer në kuka dhe gjatë ditës pritet të intervenohet në të.

Të gjithë të aksidentuarit janë të shtrirë në Qendrën spitalore në Nish, por nuk njoftohen detaje tjera rreth identitetit, lëndimeve apo qytetit prej nga vijnë./BotaSot