Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, 6 të plagosur

0

Në përplajsen e dy makinave në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë janë lënduar të paktën gjashtë persona.

Aksidenti ka ndodhur dje pasdite në afërsi të udhëkryqit për në Mavrovë. Të dyja makinat, “pasat” me targa të Tetovës dhe “bmv” me targa të Gostivarit, të cilët kanë lëvizur në drejtime të kundërta, drejtpërdrejt janë përplasur.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ku konfirmohet lloji dhe karakteri i lëndimeve.

Në vijim është ekspertiza në vendin e aksidentit, ndërsa trafiku në. afërsi të aksidentit po zhvillohet në mënyrë të ngadalësuar.