Aksident në rrugën Ohër – Kërçovë, ka të lënduar

Me 29.05.2018 rreth orës 16.30 është lajmëruar në polici se në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, te fshati Izdeglavje, vetura e tipit “Fiat” me targa nga Gostivari e drejtuar nga R.A.(58) nga Gostivari, ka dal nga rruga, transmeton Almakos.

Në aksident është lënduar rëndë shoferi që është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër dhe i njëjti ka qenë në rrezik me jetë.

Në vendngjarje është kryer kontroll nga ekipi i Stacionit Policor në Ohër.

Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.