Aksident në Zvicër, 1 i vdekur dhe 44 të plagosur, mes tyre edhe 2 shqiptarë (FOTO)

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Cyrih. Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur është përplasur rreth orës 04:15 minuta sapo kishte kaluar qytetin e Cyrihut.

Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. Në këtë mjet udhëtonin edhe dy shqiptarë, që mësohet se kanë mbetur të plagosur. Autobusi është përplasur me një mur. Si pasojë e aksidentit ka vdekur një person dhe janë plagosur 44 të tjerë, mes këtyre të fundit edhe 2 shqiptarët. Sipas asaj që shkruajnë mediat, në autobus ishin duke udhëtuar 49 pasagjerë dhe dy shoferët.