Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen nëna dhe vajza 5-vjeçare

Një familje e cila udhëtonte me një makinë Mercedes Benz është aksidentuar pasi është përplasur me një kamion me targa të Kosovës në Rrugën e Kombit.

Për pasojë ka mbetur e plagosur L.M, bashkëshortja e personit që drejtonte Benzin, e cila është dërguar për mjekim në spitalin e Kukësit. Po ashtu dëmtime të lehta mori edhe vajza e saj 5 vjeçe, me inicialet A.M.

Personat e plagosur nuk janë në rrezik për jetën, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spitalin rajonal.

Aksidenti ndodhi në autostradën Kukës-Tuneli i Kalimashit, në “Fushë-Dukagjinit”. Automjeti tip “Benz” me drejtues Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen, është përplasur me një kamion me traga të Kosovës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.