Aksident zinxhiror në Radovish, 15 të lënduar

Pesëmbëdhjet persona janë lënduar mbrëmë në një aksident, i cili ndodhi në rrugën Strumicë-Radovish.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe në të janë përfshirë shtatë automjete – gjashtë vetura dhe një kamion.

Sipas informacioneve nga policia e Strumicës, vetëm dy nga të lënduarit kanë marrë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Strumicës. (INA)