Aksidenti i Durmo Tours “shkon” drejt një gjykimi të ri

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/03/2022

Kthimi i mundshëm nga fillimi i gjykimit për aksidentin fatal në Llaskarcë i revolton pasagjerët që i mbijetuan aksidentit me autobusin e “Durmo Toursit”. Ndonëse kanë kaluar tre vjet nga aksidenti, ata ende i vuajnë pasojat, shkruan Alsat.

Kanë kaluar 90 ditë prej kur nuk ka pasur asnjë gjykim për rastin. Në një situatë të tillë, Kodi i Procedurës Penale parashikon që gjykimi të rifillojë.

Neni 371 paragrafi 3 i Ligjit për Procedurë Penale
“… Pas marrjes në pyetje të palëve, gjykatësi, përkatësisht Këshilli, mund të vendosë që të mos dëgjohen sërish dëshmitarët dhe ekspertët, por të lexohen deklaratat e tyre të shënuara në procesverbalin e seancës së mëparshme kryesore”.

Ky është epilogu i rastit “Llaskarca” për momentin, për shkak të super-ekspertizës që ende nuk është kryer. Kjo duhet t’i përgjigjet pyetjes se përse u aksidentua autobusi i Durmo Tursit. Gjykata kërkoi ekspertizë shtesë pas paraqitjes së tri ekspertizave të ndryshme.

Në rastin “Llaskarca” gjykohen pronari i “Durmo Toursit”, Durmish Beluli, shoferi Manoil Trifunovski dhe katër punëtorë të tjerë të punësuar në kompanitë e Belulit. Mes tyre është edhe Qendra Teknike, ku është kontrolluar autobusi. Të gjithë mbrohen në liri. Më 13 shkurt 2019, autobusi i “Durmo Tursit” u rrokullis në afërsi të fshatit Llaskarcë në magjistralen Shkup – Tetovë. Gjashtëmbëdhjetë pasagjerë humbën jetën, ndërsa rreth 30 u lënduan./Alsat

TË FUNDIT

Haradinaj nuk përmbahet, e quan bandite ministren e jashtme, Donika Gërvalla

Vuçiq: Kurti e urren popullin serb, është iluzore që të flasim për ndonjë kompromis derisa ai është në pushtet

Trump sot e ndryshon Amerikën

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË