Aksidenti në kantierin e ndërtimit në Hamburg, viktimat nuk janë nga Kosova, por nga Shqipëria me pasaporta false bullgare

Picture of ina-online
ina-online

04/11/2023

Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se nuk ka ndonjë shtetas të Kosovës në aksidentin në Hamburg të Gjermanisë, ku pas shembjes së një skele në një kantier të madh ndërtimi, vdiqën pesë punëtorë, katër prej të cilëve shqiptarë.

Nga MPJ kanë thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Policinë vendore të qytetit të Hamburgut për të marrë të gjitha informatat e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Lidhur me aksidentin e ndodhur në Hamburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka kontaktuar me autoritetet vendore, të cilat kanë konfirmuar se në këtë aksident nuk ka shtetas të Republikës së Kosovës. Ambasada e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë vendore të qytetit të Hamburgut për të marrë të gjitha informatat e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ndryshe, Policia në fillim kishte deklaruar se viktimat ishin bullgarë, por më pas korrigjoi informacionin, duke thënë se katër nga pesë viktimat e aksidentit ishin shqiptarë.

Grupi i punëtorëve shqiptarë ishin në Gjermani me pasaporta false bullgare, gjë e cila solli edhe identifikimin me vështirësi të tyre, ndërsa tek punëdhënësi, shtetas kosovar, punonin në të zezën.

Ndërkohë, ende është e paqartë përse është shembur skela. Specialistët e Policisë Kriminale të Shtetit kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Senatori i Brendshëm i Hamburgut, Andy Grote (SPD) shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta shkojnë për të gjithë të afërmit e viktimave”, shkroi ai në platformën X (ish Twitter). Në të njëjtën kohë, ai ka falënderuar edhe shërbimet e urgjencës. Ky nuk është aksidenti i parë i rëndë që ndodh në punë në Hamburg.

Asnjë punëdhënës në Gjermani nuk guxon të punësojë punëtorë të huaj në mënyrë ilegale. Dënimet shkojnë nga 10 mijë deri në 100 mijë euro, nëse një punëtor kapet në të zezën.

Dhe, veç kësaj, atyre do t’u bëhet nga një ndalesë prej dy deri në pesë vjet, pa të drejtë pune si kompani dhe si individ, në raste të veçanta, sikurse ky i lartpërmenduri, i cili edhe pas vuajtjes së dënimit, nuk ka të drejtë të hyjë më në Gjermani.

TË FUNDIT
5 orë
Autorët e vrasjes në Debresh janë nga Winterthuri i Zvicrës
6 orë
E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes
17 orë
Besa Sharrah dhe ëndrra amerikane që po e bën realitet, inxhinierja vlonjate kandidon për Senatin e Ohajos
19 orë
Gërvalla vjen me një lajm të mirë për mërgimtarët
1 ditë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër

ME TE LEXUARA

Mediat zvicerane shkruajnë për garat ilegale në Kosovë me vetura me targa të Zvicrës
1 ditë
Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani
1 ditë
Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër
19 orë
Gërvalla vjen me një lajm të mirë për mërgimtarët

LEXO MË SHUMË

vrasje policia debresh

Autorët e vrasjes në Debresh janë nga Winterthuri i Zvicrës

aeroport

E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

besa sharrah

Besa Sharrah dhe ëndrra amerikane që po e bën realitet, inxhinierja vlonjate kandidon për Senatin e Ohajos

Donika Gervalla

Gërvalla vjen me një lajm të mirë për mërgimtarët

vjedhje

Hajni zviceran ia vodhi çantën shtetasit të Maqedonisë, por nuk i gjeti 1 mijë eurot e fshehura në libër

Arrestim_Pranga-780x468-1

Arrestohet shqiptari i dyshuar për vrasje në Gjermani

Ferrari bugati

Mediat zvicerane shkruajnë për garat ilegale në Kosovë me vetura me targa të Zvicrës

mergimtar

“Lakmojmë luksin e mërgimtarëve, por jemi dembela”! Ekonomisti thotë se mërgata lë në RMV rreth një miliard euro

GJYKATA

Lirohet nga akuzat kosovari i cili dyshohej për akte seksuale me një fëmijë

INFO

NA NDIQ