2 vjet e 3 muaj burg për shoferin që goditi për vdekje një fëmijë në rrugën e Plastikave në Shkup, prindërit prisnin dënimi të ishte 10 vjet

Picture of ina-online
ina-online

15/11/2023

Gjyqtarja Marija Kletniçka e Gjykatës Themelore Penale Shkup caktoi dënim me burg prej dy vjet e tre muaj për 21-vjeçarin Shukri Zeqiri nga Shkupi, i cili më 12 tetor goditi një fëmijë dhjetëvjeçar në bulevardin “Niklola Karev” e njohur si rruga e Plastikave, në Shkup, pas çka ndërroi jetë në vendngjarje dhe më pas ishte larguar nga vendi i aksidentit, tranmeton Portalb.mk.

Gjyqtarjatë pandehurit i shqiptoi edhe dënim për ndalim për drejtim të mjetit motorik në periudhë prej tre vjetësh, që do të thotë se në dënim nuk llogaritet koha e burgut dhe ia ka vazhduar arrestin shtëpiak deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në aktgjykim, gjyqtarja Marija Kletniçka ka thënë se 21-vjeçari Zeqiri nuk ka qenë i dënuar më parë për një vepër penale.

I pandehuri Zeqiri paraprakisht e ka pranuar në Gjykatë veprën që i ngarkohet, por ka thënë se ka ikur nga frika se mos e rrahin.

“Jam penduar për atë që bëra. nuk mund të fle. E pranoj me vetëdije dhe vullnetarisht”, ka thënë i akuzuari.

Sipas aktakuzës nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, i pandehuri akuzohet për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 4 në lidhje me nenin 297 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 dhe veprën penale të mosdhënies së ndihmës personit të lënduar në aksident trafiku nga neni 301 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Pas shpalljes së aktgjykimit të gjykatës, Sebastian Sanovski, babai i fëmijës që humbi jetën në aksident, do të ketë mundësi të ankimojë aktgjykimin.

“Prisja dënim prej 10 vitesh. Kur humbisni fëmijë, vetëm atëherë e dini se çfarë ndenje është. Nuk dëshiroj që kjo t’i ndodhë askujt. Nëse kemi shtet, duhet gjykuar siç duhet”, tha ai.

TË FUNDIT
6 orë
Ariu mbyti dhe i ngrëni disa dele në Raven të Gostivarit
6 orë
“Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën”, Presidentja e RMV mbron emrin “Maqedoni” para ministrit grek: Kam të drejtë të shprehem
8 orë
Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin
8 orë
Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani
10 orë
Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet

ME TE LEXUARA

17 orë
Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë
10 orë
Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!
17 orë
Tani shkencat mjekësore mund ti kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së
10 orë
Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet
21 orë
Kuvend, seancë për zgjedhjen e nënkryetarëve dhe formimin e trupave punues
16 orë
Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara
8 orë
Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani
21 orë
Gashi takon sot Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj
16 orë
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

LEXO MË SHUMË

ariu

Ariu mbyti dhe i ngrëni disa dele në Raven të Gostivarit

IMG_2967

“Mendimi i lirë nuk bie ndesh me Kushtetutën”, Presidentja e RMV mbron emrin “Maqedoni” para ministrit grek: Kam të drejtë të shprehem

IMG_2962

Lëvizja BESA vendosi për ministrat dhe zvministrin

IMG_2961

Gashi takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani

kurban dashi

Tetovë, mosmarrëveshje mes myftineve për kurbanet

kuvendi parlamenti

Ligji për Vetqeverisjen Lokale/ Fronti Evropian dhe LSDM-ja nuk mbështesin ndryshimet e ligjit!

uns struge jeton shaqiri merko

Jeton Shaqiri tregon se çka ka nënshktuar për Universitetin Ndërkombëtar të Strugës

Kuvendi parlamenti maqedoni

Parlamenti me 5 nënkryetarë, 3 prej tyre u votuan sot

uns struge jeton shaqiri merko

VLEN: Skandaloze-Merko i “Listës Zezë Amerikane” fitoi edhe një bakshish nga BDI në ikje

INFO

NA NDIQ