Aksidentimi për vdekje i punonjësit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, tre të arrestuar

INA
INA

19 Gusht, 2023

Tre persona janë arrestuar, në lidhje me aksidentimin për vdekje në vendin e punës të një punonjësi indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan.

Pas hekurave ranë inxhinieri i firmës, drejtuesi teknik dhe një punonjës, nën akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

spartak

Ngjela: Të mbyllen me ligj televizionet që ftojnë antishqiptarë në studio!

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

edi rama

“Ndaloni luftën dhe Zelensky s’do të flasë në OKB”, mediat e huaja jehonë deklaratës së Ramës ndaj Rusisë

Rama Zelenski

Zelenski ngre në qiell Edi Ramën: I tregove botës, si duhet të trajtohet Rusia!

IMG_5152

Rama i nxjerr kartën e OKB-së delegacionit rus: Sado të përpiqeni, Kosova është e pavarur

Bajram Begaj Escobar

Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Shqipëria kryeson sot Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama drejton debatin

popullsia-750x430-733x420

Nis regjistrimi i popullsisë dhe banesave në Shqipëri, penalitete për ata që refuzojnë të përgjigjen

policia-shqiperi shqiptare

Zbulohet depoja me tritol, granata e armë zjarri në Shkodër, arrestohet 68-vjeçari

INFO

NA NDIQ