Aksidentohet autobusi serb, bllokohet rruga kryesore mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

ina-online
ina-online

10 Shtator, 2023

Së paku katër persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që sot herët në mëngjes ndodhi në pjesën veriore të Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, ku u përplasën një autobusi turistik nga Serbia fillimisht me një automjet e më pas u përfshi në aksident edhe një tjetër veturë.

Sipas MIA, prej orës 6:30 rruga është e mbyllur për komunikacion.

Sipas televizionit shtetëror grek ERT ka pasur ndeshje të drejtpërdrejtë të një autobusi dykatësh turistik me 78 turistë nga Serbia, me një automobil, jetën e kanë humbur katër nga katër udhëtarët në automjet, ndërsa janë lënduar rreth 45 turistë serbë, prej të cilëve pesë në gjendje serioze.

Pas ndeshjes së drejtpërdrejtë, autobusi është përmbysur, ndërsa në aksident është përfshirë edhe automobili i dytë, me siguri me targa të Serbisë, i cili e ka goditur automjetin, pa u lënduar udhëtarët.

Pas aksidentit, autostrada nga kufiri me Maqedoninë e Veriut është mbyllur për komunikacion në të dy drejtimet, ndërsa automjetet po rikahëzohen në rrugën e vjetër.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Ministri i mbrojtjes i Kosovës flet për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-23-01-22-134-edit_com.android.chrome

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

besnik bislimi albin kurti

Qeveria e Kosovës tregon lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të kufirit të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-18-25-37-717-edit_com.android.chrome

Komandantja Supreme pret në presidencë minstrin e Mbrojtjes dhe Gjeneralin Jashari

gjermania-780x470

Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

Vjosa Osmani-696x421

Presidentja Osmani i çon mesazh Vuçiqit: Toger i Millosheviqit, s’do të lejojmë zhbërjen e arritjeve tona

IMG_5631

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

michael roth

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

INFO

NA NDIQ