Aksidentohet vetura e ministres për Punë dhe Politikë Sociale

ina-online
ina-online

05/01/2024

Sot pasdite në autostradën Shtip – Radovish ka ndodhur një aksident në mes të dy veturave, njëra prej të cilave ishte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trenchevska.

Kjo bëhet e ditur nga SPB në Shtip ku janë dhënë detaje për aksidentin.

“Me datë 05.01.2024 në ora 17:28 në SPB Shtip është raportuar se në rrugën Shtip-Radovish në afërsi të fshatit Lakavicë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve ‘Skoda’ me targa të Shkupit, në pronësi të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejtuar nga 53-vjeçari G.A. nga Shkupi, në të cilin ka qenë ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovana Trenchevska, dhe një punonjëse e kabinetit N.D. nga Shkupi”, njofton policia.

Automjeti i dytë i pasagjerëve “Pasat” me marka kombëtare zvicerane drejtohej nga 48-vjeçari M.J. nga fshati Mokrievë, Komuna e Novosellës, i cili, siç informon SPB Shtip, në automjet kanë qenë katër pasagjerë.

Në aksidentin trafiku lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit “Skoda” G.A., konstatuar nga mjeku i Emergjencave Mjekësore Shtip. Deri më tani nuk raportohet për lëndime të personave të tjerë. Në vendin e ngjarjes e kanë kontrolluar ekipi inspektues i SPB Shtip dhe prokurori publik.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

pensionist-pleq

Pensionet do të rriten për 5% – Ai më i ulëti do të ketë shtesë vetëm 626den

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

INFO

NA NDIQ